Tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës rihter. Ja ku ishte epiqendra dhe ku u ndien lëkundjet më shumë

Gjatë natës në vendin tonë janë regjistruar 6 lëkundje tërmeti. Lëkundja më e fortë ishte me magnitudë 4.6 të shkallës rihter dhe u ndje në disa zona si: Tiranë, Elbasan, Durrës etj.

Sipas IGJEUM rreth orës 01:25:10 është  regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitude 4.5 ballë me thellesi 20 km në veriperendim të qytetit Cerrik. Nga komunikimi me Sallat e Policisë dhe me shefat e Mbrojtjes Civile në Prefekturën Elbasan nuk raportohen dëme apo probleme të ndryshme.

Ndërkohë lëkundjet e tjera ishin të lehta me magnitudë: 3.0; 2.9; 3.1; 2.6 të cilat nuk janë ndjerë por janë kapur nga matësit e tërmeteve.

 

Author: admin