Tentativa e arratisjes tek 313, pezullohen nga puna 6 efektivë

Detaje të reja janë mësuar nga hetimi për tentativën e arratisjes së dy të dënuarve Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri nga burgu 313 në Tiranë.

Teksa priten rezultatet se pse u shkel regjimi i sigurisë së 313, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar 6 efektivë për dyshimet e shpërdorimit të detyrës. Këto dyshime hetuesve u kanë lindur pas disa shkeljeve të bëra nga efektivët e policisë së burgjeve. Hetimet kanë nxjerrë në pah disa shkelje, ndërsa pritet të kuptohet nëse për këto ka pasur urdhra nga lart të zyrtarëve të burgut.

Visit Instagram Profile ➤

Oficerët janë të ndaluar të dalin nga regjimi për të shoqëruar Lulzim Cepele, i cili preu damarët, por nuk u dërgua në spital dhe plaga nuk u konsiderua si e rrezikshme për jetën. Pavarësisht këtij rezultati, oficerët e regjimit të brendshëm janë urdhëruar që ta çojnë në spitalin e burgut. Rregullorja është e qartë që oficerët e regjimit të brendshëm e kanë kategorikisht të ndaluar që të dalin nga ky regjim.

Sa herë ka ngjarje të tilla, duhet të vijnë oficerët e DAP. Kjo ka shënuar edhe shkeljen e parë të efektivëve të policisë së burgut duke braktisur detyrën, me pretekstin se kjo ngjarje shpërqendroi gjithë stafin. Për hetuesit ky argumentim është e vështirë për t’u provuar dhe për t’u pranuar.

Author: admin