SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim 10 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për tenderin e uniformave. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datë 11.10.2021 ka paraqitur kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.174/1 të vitit 2020 në ngarkim të të pandehurve E.N.; Flutura Çekrezi; Anisa Bogdani; A.M.; Ani Omuri; Fatmir Demneri; Kleviz Hasani; Kreshnik Bejkaj; Mariglen Buzali; Gëzim Mingaj, akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë hetimit, sipas SPAK, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit në atë kohë në Ministrinë e Brendshme dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave