Deputeti i zgjedhur i PD Belind Këlliçi, thotë se mes kryeministrit Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ka pasur një përplasje kohë më parë për tenderin e 2.8 miliardë lekë të uniformave të Policisë. Për këtë tender janë arrestuar 9 zyrtarë të Ministrisë.
“Ka pasur një përplasje mes ministrit Sandër Lleshaj dhe kryeministrit Rama për këtë tender”, tha Këlliçi në News 24, ndërsa përshëndeti operacionin e SPAK, edhe pse e quajti të vonuar. “Është i vonuar por unë e përshëndes. Por janë vetëm 9 zyrtarë të thjeshtë të Komisionit të Vlerësimit.”
Kujtojmë se, tre ditë më parë 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme ranë në pranga pasi SPAK kishte kërkuar arrestimin e tyre, për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera” e kryer në bashkëpunim. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë favorizuar kompaninë e biznesmenit Ismail Kadiu për të fituar tenderin për uniformat e Policisë.