Teatri me vaksinat/ Duhet të pritej Rama nga Brukseli, që të vinin plot tri kuti me vaksina

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Kjo e hënë tregoi edhe një herë se si kryeministri Edi Rama po i përdor ato “një grusht” vaksina kundër covid që vijnë nga jashtë për të përfituar politikisht.

Çfarë ndodhi?

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi që në mëngjes gjatë një diskutimi në parlament se në mbrëmje do të mbërrinin nga Pfizer edhe 15 210 doza të tjera.

Deri këtu gjithçka ishte OK.

Rreth orës 16.00 ministria e Shëndetësisë njoftoi se dërgesa ishte shtyrë me 24 orë dhe se dozat e planifikuara do të mbërrinin të martën.

Menjëherë filluan të hidheshin dyshime se mbërritja e dozave ishte shtyrë për shkak të mungesës në Shqipëri të kryeministrit Edi Rama që ndodhej në një vizitë zyrtare në Bruksel dhe që nuk do të mund të priste dot dozat në Rinas.

Papritur rreth orës 21.00 ministria e Shëndetësisë ndryshoi sërish njoftim.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

“Dozat e Pfizer vijnë pas pak” dhe në pak minuta në ERTV u shfaq kryeministri Edi Rama në Rinas dhe ministrat Ahmetaj dhe Manastiriu që prisnin të shkarkoheshin nga avioni plot …3 kuti me vaksina. /Lapsi.al

Author: admin