Të shtëna me armë në Drymadhes, shpallet në kërkim një person

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Të shtëna me armë janë shënuar mbrëmjen e djeshme në plazhin e  Drimadhes në jug të vendit. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se pas një konflikti të çastit shtetasi H. F., 28 vjeç, ka qëlluar me pistoletë në ajër dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T.

Policia ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. F., 28 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Drimadhes, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me armë (sportive) pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Author: admin