Për një muaj, tifozët dhe futbolldashësit mblidhen për të parë ndeshjet e Europianit e ndërsa ndeshjet shihen si argëtim, studiuesit tani kanë paralajmëruar se të shohësh futboll mund të sjellë atak kardiak.
Studiuesit nga Johannes Gutenberg-Universiteti Mainz analizuan pranimet në spital në Gjermani gjatë Kupës së Botës 2014 në Brazil dhe zbuluan se rastet e atakut kardiak u rritën me më shumë se pesë përqind gjatë turneut.
Në studim, ekipi krahasoi pranimet dhe vdekshmërinë në spital nga ataket kardiake në katër periudha kohore: gjatë Kupës së Botës nga 12 qershor deri më 13 korrik 2014 dhe gjatë tre periudhave pa ngjarje të mëdha futbolli, nga 12 qershor deri më 13 korrik 2013, nga 12 qershor deri më 13 korrik 2015 dhe midis 14 korrik dhe 14 gusht 2014.
Megjithëse nuk kishte dallime në numrin e përgjithshëm të pacientëve në spital gjatë muajve qershor dhe korrik për vitet 2011 deri në 2015, numri i shtrimeve në spital ishte më i larti në 2014.
Autori kryesor, Karsten Keller, një kardiolog në Johannes Gutenberg-Universiteti Mainz tha se kishte gjithsej 18,479 shtrime gjatë 31 ditëve të Kupës së Botës, rreth një mijë më shumë se në 31 ditët e ardhshme.
Shtrimet arritën në një rritje prej 5.4 përqind për shkak të emocioneve të mëdha tek tifozët, duke shkaktuar probleme me zemrën.
Ataket kardiake në Kupën e Botës ishin gjithashtu 3.7 dhe 2.1 përqind më të larta se 17,794 dhe 18,089 pacientë një vit më vonë, përkatësisht.
“Të shikosh futboll në ngjarje të mëdha si Kupa e Botës ose Kampionatet Europiane shoqërohet me eufori por gjithashtu mund të çojë në zemërim dhe një sërë emocionesh të tjera”.
Kardiologu këshilloi tifozët që vuajnë nga problemet me zemrën të mos shohin ndeshjet e rëndësishme ose të mos përfshihen shumë në kampi0nat pasi janë më të rrezikuarit.
Duke u thelluar në zbulimet, studiuesit zbuluan se vdekshmëria më e lartë në spital u vu re ditën e finales, kur Gjermania mundi Argjentinën 1-0 në kohën shtesë.