Të ka ndodhur të shohësh orën 11:11? Ja mesazhi që po të dërgohet

Janë të shumta mënyrat se si engjëjt tanë mbrojtës përpiqen të vihen në komunikim me në për të na dhënë mesazhe të shumta. Zëri i tyre mund të fshihet në fjalët e një kënge në radio që transmetohet rastësisht, apo në disa fraza në libra që na bëjnë përshtypje me herën e parë që i lexojmë.

Një nga mënyrat, me të cilat engjëjt përpiqen të tërheqin vëmendjen tonë, është nëpërmjet orës. Sa hërë kemi parë numra të njëjtë në orë? Në fillim mund të na duket si një rastësi, por nëse i mendojmë mirë situatat kur na kanë ndodhur, do e kuptojmë që pas atij kombinimi numrash, fshihet njëfarë mesazhi shpirtëror shumë i fuqishëm.

Dhe jo vetëm kaq, por mund të ndodhë që kombinime të tilla t’i shohim edhe në reklama, në rrugë, kudo dhe të na tërheqin vëmendjen. Këto nuk mund të jenë një rastësi. Engjëjt duan të komunikojnë me ne dhe të na japin një mesazh. Më poshtë po ju japim shpjegimin e orës 11:11, si një orar i analizuar shumë prej studiuesve.

Kombinimi 11:11 përbën një mesazh nga engjëjt se si duhet të sillemi, apo se çfarët vendimi të marrim përballë një situate të vështirë. Ky mesazh vjen me një qetësi dhe siguri shpirtërore prej tyre, sidomos në situatat e vështira që po i përjetojmë me shumë stres dhe pasiguri. Terapisti Doreen Virtue pohon se mesazhi i numrave të njëjtë, dhe sidomos i kombinimit 11:11 na lejon të përqendrohemi tek mendimet pozitive, por na bën edhe të vendosim mbi ngjarjet stresuese të jetës sonë.

Sipas teorive të studiuesve, sa më shumë numra 1 të shohim në një kombinim në mënyrë rastësore, aq më të forta janë mesazhet shpirtërore prej engjëjve tanë. Sa herë që shohim numra 1 rastësisht, aq më të sigurtë duhet të jemi që engjëjt tanë po përpiqen të na komunikojnë se jemi në rrugën e drejtë, dhe ata po na mbrojnë e po na ndihmojnë në momentin e vështirë që jemi duke kaluar.

Ftesa e tyre është që ne të kërkojmë përgjigje brenda vetes sonë dhe jo të kërkojmë siguri në faktorët e jashtëm. Vizioni në orën 11:11 sjell me vete një mendim brenda vetes sonë që e lidh me një entitet hyjnor, i cili na dhuron qetësi dhe siguri.

 

Author: admin