Të gjithë vipat që nisin ditën sa lind dielli; Pse njerëzit e suksesshëm zgjohen në orën 05:00

Me siguri keni dëgjuar që njerëzit e suksesshëm zgjohen shumë herët nga gjumi. Në fakt, disa studime kanë treguar se 90% e drejtuesve zgjohen para orës 6 të mëngjesit dhe gati 50% e milionerëve zgjohen të paktën tre orë para se të fillojë dita e tyre e punës.

Në fakt zgjimi herët ka disa përfitime si p.sh:

Mëso më shumë

Do të jeni më produktiv.

Keni kohë për të kryer ushtrime fizike

Do të keni kohë të hani mëngjes, vaktin më të rëndësishëm të ditës dhe të shijoni lindjen e diellit.

-Melody McCloskey, themeluese dhe CEO e StyleSeat, e trajnoi veten të ngrihej në orën 5:45 të mëngjesit.

Për Melody lindja me diellin është thelbësore për produktivitetin dhe mirëqenien e saj.

“Kam disa vjet që zgjohem herët”, thotë ajo. “Për një periudhë të gjatë të jetës sime kam qëndruar zgjuar shumë vonë, por që atëherë e kam gjetur rutinën time të mëngjesit si mënyra më e mirë që të kem një prodhim të lartë dhe të ndjehem e ekuilibruar dhe e lumtur gjatë gjithë ditës.”

McCloskey zgjohet në 5:45 të mëngjesit. dhe bën një orë organizim. Ajo bën aktivitet fizik çdo ditë në orën 7 të mëngjesit, ose me një trajner personal ose në një orë ushtrimesh si yoga, Pilates ose TRX.

“Sigurisht që nuk ishte e lehtë në fillim”, pranon CEO. “Ishte torturë të ngriheshe kaq herët; Unë kurrë nuk kam qenë natyrshëm një person që ka pëlqyer. Por tani është bërë rutinë, dhe unë zgjohem shumë herët edhe gjatë fundjavave ”.

-Supermodelja dhe tashmë biznesmenia Miranda Kerr zgjohet midis orës 5-5 e 30. Ajo thotë se nuk është se ka dashur ndonjëherë të zgjohet kaq herët por tashmë që ka 3 fëmijë është e domosdoshme pasi duhet të ketë dhe kohë për veten e saj.

-Michelle Obama: Ndërsa është e ditur se presidenti i Amerikës fle shumë pak askush nuk e di se Michelle Obama e cila ka qënë zonja e parë ka për moderatoren Oprah se fillon ditët e saj në 4:30 të mëngjesit. Stërvitet para se fëmijët e saj të zgjohen.

“Nëse nuk bëj ushtrime, nuk ndihem mirë. Do të depresionohem,” thotë ajo.

Disa persona të tjerë të njohur të cilët e fillojnë ditën shumë herët janë:

Ceo i Twitter dhe Square, Jack Dorsey zgjihet në orën 5 për të bërë vrapin e mëngjesit.

Ceo e General Motors, Mary Barra duhet të jetë në zyrë në orën 6:00.

Victoria Beckham zgjohet në orën 05:00 dhe në orën 6është gati për ushtrimet e saj.

Author: admin