Taulant Balla reagon pas ngritjes së dronit me dedikimin “Elbasani ty të do”

E ndërsa në “Elbasan Arena” po zhvillohej ndeshja eliminatore mes Shqipërisë dhe Hungarisë për Botërorin e Katarit, papritur një dron u ngrit mbi stadium me një mesazh për kryetarin e grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, të cilin kryeministri Edi Rama e largoi si drejtues nga ky qark duke e dërguar në Fier, por mbi të gjitha i hoqi postin e sekretarit të përgjithshëm duke ia ngarkuar Damian Gjiknurit.

“Taulant Balla, Elbasani ty të do” ishte mesazhi në mbështetje të socialistit që valëvitej mbi dron.

Visit Instagram Profile ➤

Vetë Balla ndodhej në stadium për të parë nga afër ndeshjen dhe përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan:

“Kombëtarja kuq e zi 👐🏼🇦🇱 fiton gjithmonë në Elbasan❤️”, shkruan Balla, i cili shoqërohej nga kryebashkiaku qytetit Gledjan Llatja.

Ne zgjedhjet e 25 prillit ishte drejtues politik i qarkut të Elbasanit, ku rezultoi edhe deputeti më i votuar në rang kombëtar, sa i përket votave preferenciale.

Së fundmi, Rama e largoi nga ky qytetet si dhe nga posti i sekretarit të përgjithshëm.

Një vendim i cili duket se nuk është pritur dhe aq mirë nga Taulant Balla, pasi ditët e fundit ka qenë prezent në Elbasan duke ndjekur nga afër disa projekte e për të treguar që nuk është dhe aq dakord për largimin nga ky qark…

Author: admin