Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim këtë pasdite me kreun e SPAK (Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion), Arben Krajan dhe drejtoreshën e BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit), Aida Hajnaj. Detaje nga takimi mes tyre, ambasadorja i ka ndarë në një postim në rrjete sociale, ku thekson se 2021 nisi me raste të mëdha të gjykuara nga SPAK.
Ajo thotë se askush nuk është mbi ligjin dhe dy funskionarët e lartë të drejtësisë shqipërisë, ia kanë siguruar këtë gjë.
“2021 filloi me raste të mëdha nga SPAK. Sot, në takimin tonë me shefin Kraja dhe drejtorin Hajnaj më siguruan që ata janë të përkushtuar për të dhënë drejtësi dhe për të siguruar që askush nuk është mbi ligjin …
Qoftë për korrupsion, krim të organizuar, apo zgjedhje, koha e pandëshkueshmërisë po mbaron”, shkruan ambasadorja.Takimi me Krajën e Hajnajn/ Yuri Kim: Askush mbi ligjin, koha e pandëshkueshmërisë po merr fund!