Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar bashkëpunim reciprok në marrëdhëniet me Turqinë.
Gjatë vizitës në Turqi, kryeministri grek ka komentuar takimin në bruksel me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan duke theksuar se ekzistojnë ende nga dy palët pozicione diametralisht të kundërta për çështje serioze.
Ndërkohë ai nuk mohon që në fusha të tjera si tregtia, mbrojtja e mjedisit dhe turizmit të ketë reciprocitet.
Po ashtu për Mitsotakis rëndësi shumë të madhe ka ruajtja e qetësisë relative dhe jo de-përshkallëzimi, pasi vetëm në kushte të tilla mund të kultivohet gradualisht klima e besimit dhe përmirësimi i marrëdhënieve greko-turke.