Tag: të cilët akuzohen për abuzim me kafshët
Posted in Aktualitet
Policia italiane ka zbuluar një rrjet të trafikimit të qenve, ku shumë veterinerë u prisnin veshët dhe bishtin për t’i bërë ata më tërheqës për blerësit e huaj. Mësohet se policia në Ankona po heton 40 persona, mes tyre dhe 11 veterinerë, të cilët akuzohen për abuzim me kafshët, trafikim të këlyshëve dhe ushtrim i paligjshëm i profesionit. Hetimi deri më tani ka zbuluar 52 raste ku qenve u janë prerë veshët dhe bishti, ndërsa ata i përkisnin racave Pitbull, Korsikane dhe Argentino. Sipas policisë, këta persona prodhonin certifikata të rreme dhe dokumente, me qëllim importimin dhe eksportimin e këlyshëve. Policia tha se veterinerët fitonin rreth 200 euro për prerjen e veshëve dhe bishtit, duke iu dhënë qenve një pamje më agresive dhe për t’i bërë ata më tërheqës për blerësit e huaj. Shoqata e kafshëve në Itali theksoi se më shumë se 3.5 milionë italianë blenë këlysh që ishin importuar ilegalisht dhe shitur përmes tregut të zi, si një mënyrë për tejkaluar stresin e krijuar nga pandemia.
Policia italiane ka zbuluar një rrjet të trafikimit të qenve, ku shumë veterinerë u prisnin veshët dhe bishtin për t’i bërë ata më tërheqës për…