Kandidatja për deputete në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, ka shoqëruar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimet me qytetarët në zonën numër 2 të kryeqytetit.
Në këto takime, sipas Tabakut dallohet qartë dëshira e qytetarëve për ndryshim.
Në një status në Facebook, të shoqëruar edhe me foto nga takimet me banorët e zonës 2 të Tiranës, kandidatja e PD-së shkruan: “Në këtë vend ka shpresë! Qytetarët po zgjohen dhe po e kuptojnë se kush mund të punojë vërtet për ata.
Në Njësinë 2 në Tiranë, me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Qytetarët kërkojnë ndryshimin me qëllim që jeta e tyre të përmirësohet, që të kenë mundësi të punojnë e të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.
Era e ndryshimit ndihet në çdo shtëpi, rrugicë, shesh e biznes. #shqiperiafiton #familjafiton #qytetarifiton”.