Fati pas 7 ditësh duket se ka rezervuar surpriza për shenjat e Zodiakut. Meri tregon parashikimin e yjeve, duke renditur shenjat nga ato më me pak fat e deri tek shenjat me më fat.
“Do të jenë t ditë të vrullshme sqarimesh e kontradiktash. Data 12 është me Hënën e re në shenjën e Demit, që do të prekë shenjat e qendrueshme, Dem, Akrep, Ujor dhe Luan, të cilët do të fillojnë të ndrýshojnë për mirë”, thotë ajo.
Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek më e favorizuara:
Vendi 12-të Dashi: Është në këtë pozicion sepse Aferdita do të bëjë një katërkëndësh me Plutonin dhe bie pre e ndonjë tradhtie apo mashtrimi ekonomik.
Por gjërat do fillojnë të qetesohen pas datës 11 dhe pas mesit të muajit do të ketë stabilizim. Çeshtjet ligjore do të jenë të veshtira. Ky muaj do të ketë debate në familje ndaj duhet t’i shikojnë me qetësi.
Vendi 11-Akrepi: Është në këtë pozicion sepse Dielli është perball tij në të kundërt, kjo do të thotë që disa forca i terheqin vëmendjen dhe nuk e lenë të dominojë.
Pas datës 13 do të ketë një pozicion të ri pune, partneritet të ri apo njohje të mirë. Do të kenë një tradhti në lidhje me punën, krýesisht nesër. Nuk duhet të investojnë më shumë se ç’duhet dhe të mos rrezikojnë shumë. Pas datës 20 i pret një cikël i ri.
Vendi 10-Luani: Janë në katërkëndësh me Demin dhe kjo do të thotë që në këtë periudhë duhet të kenë vëmendje të madhe në lidhje me punën. Gjërat do të marrin një kthesë të madhe të papritur që do të jetë surprizë, ndaj edhe duhet të projektojnë mirë hapat që do të bëjnë në lidhje me punën.
Nëse kanë martesa të lodhura dhe me probleme t’i menaxhojnë mirë. Kujdes me fillimet e reja. Në çeshtjet familjare duhet të bejnë kujdes sepse do të kenë ngarkesë emocionale.
Vendi 9-Binjakët: Kanë marrë një eufori nga pozicionimi i Afërditës në Dash dhe ndihen më të mbeshtetur nga njerëzit, por tashmë fillojnë problemet. Duhet të kenë kujdes nga një permbýsje e emrit të tyre në çeshtjet sociale, mund të kenë probleme në aspektin personal. Pas datës 21 marrin një eufori, por duhet ta përdorin mirë.
Vendi 8-Shigjetari: Do të kenë një periudhë shumë të mirë për rregullimin e marrëdhënieve familjare. Duhet të kenë kujdes me shpenzimet e tyre.
Do të bëjnë njohje të mira në ambientet familjare. Është një periudhë e mirë për t’u prezantuar. Nëse kjo nuk ndodh deri në datë 20-të, atëherë ata do të behen shumë romantikë.
Vendi 7-Peshorja: Do të kenë një muaj romantik dhe do të dashurojnë në punë. Mund të fillojë një ndjenjë e re dashurie shumë e zjarrte dhe gjërat do të shkojnë mirë.
Do jenë më emocionalë seç duhet dhe për ndikimin emocional që kanë nga të tjerët, janë në këtë pozicion. Ky muaj do të jetë i mirë në lidhje me punën, dashurinë dhe me bashkëpunimet e reja. Financat nuk janë aq mirë sa duket, mund të harxh1jnë në mënyrë të pakontrolluar.
Vendi 6-Peshqit: Afërdita do jetë në shenjën e tyre deri më datë 20 maj dhe kjo është një nga ndikimet e bukura për ta. Do të kenë ndjenja të bukura, pasione, por të gjitha planet e tyre do të hidhen në erë pas datës 20-të. Nuk do të stabilizohen dot me planet dhe do të marrin një tjetersim. Duhet të përshtaten me mënyrën e re.
Vendi 5-Gaforrja: Do të kenë lajme të mira, me udhëtime, kontakte me jashtë ose do të rilidhen me persona me të cilët kanë pasur probleme më përpara.
Në rrugë ligjore mund të kenë mbeshtetje, por mund të kenë edhe ndrýshime aleancash në mënýrë të papritur.
Vendi 4-Virgjeresha: Në ekonomi do të kenë probleme, por edhe në çështjet e dashurisë. Do të kenë bashkëpunime, puna do jetë shumë mirë.
Rreth datës 12-të mund të kenë një të papritur që për shumë virgjereshë do jetë e pa-kendshme. Ose një njohje surprizë që do tronditë themelet e tyre ekzistuese ose një ndarje surprizë.
Vendi 3-Bricjapi: Kanë një moment deciziv në lidhje me punët familjare. Ky deçizivitet do fillojë kryesisht pas datë 17 maj. Do kenë udhëtime, mund të ndrýshojnë shtëpi. Gjithë muaji aktual është me mundësi shumë të mira për ta. Por disa projekte ligjore do të kthehen pas, kështu që duhet të bëjnë kujdes.
Vendi 2-Ujori: Do të kenë një muaj shumë të fuqishëm ekonomik, do të kenë lajme të mira dhe plane të mira për jetën personale.
Edhe për këtë shenjë ekziston tendenca që të mos i menaxhojnë mirë paratë. Maji do të jetë emocional dhe prurjet e mira mund të ikin papritur. Disa ujorë do të kenë ndrýshime të mëdha në lidhje me punën, jo thjesht një ndrýshim pozicioni, por një ndrýshim i rendesishëm.
Vendi 1-Demi: Janë përhertë të parët. Pas datës 12 futet, Dielli në shenjën e tyre, por menjëherë takohet me Uranin dhe kjo i bën Demët të surprizuar, të paqartë dhe me një tendencë për të bërë një ndrýshim të madh.
Duhet të jenë me këmbë në tokë për të pritur gjera të reja. Do kenë financë të majme, puna me ndrýshime të mëdha dhe dashuria do të jetë e mirë.