Të paktën një civil është vrarë dhe 15 njerëz janë plagosur, në një sulm terrorist në qendër të Vjenës që filloi pak pas orës 8 të kohës lokale të hënën. Sulmet filluan me breshëri zjarri dhe autoritetet thanë se disa sulmues mbetën të lirë disa orë më vonë. Numri i lëndimeve dhe të vdekurve pritet të rritet.
Të paktën një sulmues është konfirmuar i vdekur.
Sulmuesit, të cilët mbanin armë të gjatë shkaktuan sulme në gjashtë lokacione afër Seitenstettengasse, në zemër të kryeqytetit austriak.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i përshkroi sulmet si një sulm terrorist dhe ka thirrur ushtrinë në rrugët e Vjenës. “Tani jemi duke kaluar periudha të vështira në republikën tonë. Unë do të doja të falënderoja të gjitha shërbimet e urgjencës që rrezikojnë jetën e tyre, veçanërisht sot për sigurinë tonë. Policia jonë do të marrë masa vendimtare kundër autorëve të këtij sulmi të tmerrshëm terrorist, “tha Kurz.
Ministri i brendshëm, Karl Nehammer, tha se disa sulmues ishin ende të lirë në mesnatë dhe paralajmëroi se ata ishin “të armatosur rëndë dhe të rrezikshëm”. “Ne kemi bashkuar disa njësi të forcave speciale që tani po kërkojnë për terroristët e supozuar. Prandaj nuk po e kufizoj atë në një zonë të Vjenës sepse këta janë autorë të lëvizshëm”, i tha Nehammer transmetuesit ORF, duke kërkuar që publiku të qëndrojë brenda derisa situata të qetësohet.
Autoritetet e policisë dhe të sigurisë u kanë kërkuar njerëzve që të mos ndajnë video dhe imazhe në mediat sociale të sulmeve. Autoritetet kanë thënë se po pengon përpjekjet për të neutralizuar shkelësit e ligjit.
Policia u ka thënë banorëve që të qëndrojnë larg qendrës së Vjenës.
Raportet e hershme sugjeronin se sinagoga Stadttempel aty pranë, mund të ketë qenë shënjestra e sulmit. Por Oskar Deutsch, president i komunitetit hebre të Vjenës, tha se sinagoga në Seitenstettengasse ishte e mbyllur në kohën e sulmit. Ai i tha gazetës Kurier se ishte “e paqartë” nëse ishte një shënjestër.
Sulmi ndodhi natën e fundit para se një bllokim i ri për shkak të koronavirusit do të hynte në fuqi në qytet.
Udhëheqësit e BE dhe të tjerë botërorë kanë shprehur solidaritetin e tyre me popullin austriak.