Studimi: Vaksinat Pfizer-BioNtech dhe Moderna, mjaft të efektshme

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Vaksinat për COVID-19n të krijuara nga kompanitë Pfizer – BioNTech dhe Moderna e ulin rrezikun e infektimit me 80% dy javë ose më shumë pas dozës së parë, sipas të dhënave të një studimi të publikuar të hënën me rreth 4 mijë persona të vaksinuar që punojnë në kujdesin shëndetësor ose në vijën e parë të përpjekjeve kundër koronavirusit.

Rreziku i infeksionit ra me 90% dy javë pas dozës së dytë, thuhet në studimin që vlerëson në praktikë efikasitetin e vaksinave.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Studimi i kryer nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) përpiqet të përcaktojë aftësinë e vaksinave për mbrojtjen kundër infeksionit, përfshirë infeksionet që nuk shkaktojnë simptoma.

Provat e mëparshme klinike nga ana kompanive vlerësonin efikasitetin e vaksinave të tyre për parandalimin e sëmundjes.

“Ky studim tregon se përpjekjet tona kombëtare të vaksinimit po funksionojnë,” tha Drejtoresha e CDC, Rochelle Walensky, në një deklaratë.

Gjetjet nga përdorimi në praktikë i këtyre vaksinave që funksionojnë me metodën gjenetike të ARN-së, konfirmojnë atë që u vu re në provat e kontrolluara klinike të kryera para se ato të merrnin autorizimin për përdorim emergjent nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

Studimi shqyrtoi efektivitetin e vaksinave midis 3,950 pjesëmarrësve në gjashtë shtete gjatë një periudhe 13-javore, nga 14 dhjetori 2020 deri më 13 mars 2021.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Teknologjia e re e “lajmëruesit ARN” përdor një element kimik natyror që “udhëzon” qelizat të krijojnë proteina të cilat janë kopje e një pjese të koronavirusit. Kjo e mëson sistemin imunitar të njohë dhe të sulmojë virusin e vërtetë./VOA/

Author: admin