Sipas një studimi gjerman, përdorimi i maskës kirurgjikale siguron më shumë mbrojtje nga koronavirusi, në krahasim me maskat plastike të cilat janë pothuajse joefektive në parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Koronavirusi transmetohet kryesisht përmes piklave veçanërisht në zona ku ka ajrosje të dobët. Për sa i përket materialit të maskave, u zbulua se maskat prej rrobe kanë aftësinë më të ulët për të filtruar ajrin (vetëm 28%), ndërsa maskat kirurgjikale kanë 70% dhe maskat FFP2 sigurojnë mbrojtje pothuajse të plotë (98% ).
Në një eksperiment tjetër, i cili nuk studion cilësinë e materialit, por aftësinë filtruese të secilës maskë, maskat prej rrobe filtronin vetëm 11% të grimcave të ajrit, ndërsa maskat kirurgjikale 47% (afërsisht e njëjtë me maskat KN95). Ndërsa maskat FFP2 65%.
Maskat plastike nuk filtrojnë ajrin. Studiuesit theksuan se për sa i përket përdorimit të maskave për shumë orë, maskat kirurgjikale janë më të mirat. Ata theksuan se “njerëzit duhet të mbajnë maska kirurgjikale me cilësi të mirë, në vend të maskave prej rrobe ose maskave plastike, të cilat treguan efektivitet më të ulët “.