Prej kohësh shohim që në mediat rozë apo nëpër rrjetet sociale qarkullojnë lajme rreth një grup të rinjsh që janë pjesë e një emisioni televiziv të quajtur “Për’Puthen”.
Ditët e fundit bënë xhiron e rrjetit fotot dhe historia e dy të rinjve që kishin fshehur dashurinë e tyre dhe i kishin servirur publikut shqiptar një farsë. Kjo gjë ka sjellë një reagim të publikut, të cilët janë shprehur të zhgënjyer, pasi kishin besuar gjithë këto kohë se gjithçka çfarë ndodhte brenda programit ishte e vërtetë.
Në lidhje me këtë temë ka reaguar edhe Stresi. Reperi ka bërë një reflektim në lidhje me gjithë këtë situatë, duke theksuar se televizionet në vend ju japin rëndësi figurave që nuk ofrojnë asgjë, por kanë shumë ndikim tek publiku. Stresi shprehet se të tilla programe nuk janë aspak edukativ, duke dhënë modele që nuk duhen ndjekur në asnjë lloj mënyre nga brezi i ri.
Reagimi i plotë i Stresit:
Mbasi harxhuam lotët, kaq kohë, pas telenovelave turke, ku gratë nuk ngrihen nga vendi pa mbaruar deri në fund, sot në të gjitha rrjetet sociale flitej vetëm për telenovelën “ Përputhen “ e për aktorët kryesorë, Tea Bearti e Andi.
O Zot i madh, e kishin basarduar gocën e botës, fjalë nuk i kishin lënë pa thënë! Dua të pyes, se unë ndoshta nuk arrij të kuptoj se cili ishte morali i këtij programi “Përputhen”? Aty sheh vetëm një të folur vulgare nga femrat, deri në trembje…!!
Si mund të pretendojnë të gjejnë njeriun e duhur, aty brenda, ku ato me atë të folur, me atë të veshur… ose më mirë të themi të zhveshur, trembin dhe ato që janë jashtë! Për çfarë qëllimi pikërisht në këtë situatë, kur njerëzit janë pa shpi, janë me frikën e Covid 19, ju keni mbërthyer mbas TV, me këto emisione, në të cilat përveçse një degjenerimi total, nuk kanë asnjë qëllim tjetër edukativ !
Ju, po i tregoni brezit të ri, të zihen vajzat për flokësh për një burrë, e djemtë me grusha për një femër. S’e kisha menduar të arrijmë deri këtu, çfarë po shfaqin TV- të tona..!
Çfarë vlerash paraqesin, duke ndërtuar modele e shabllone, që nuk janë për tu parë, e jo më për të marrë shembull. Në fillim u tremba, kur Renato Mekolli filloi të thyej pjata, në emisionin Hells Kitchen, por sot dua ta falenderoj publikisht për durimin, për mënyrën si e trajtoi atë “kuzhinën e djallit”, sepse iu mësoi aq shumë gjëra atyre konkurrentëve, sa nuk kishin për të mësuar kurrë. Dhe në fund fitueses ju dha një dritë jeshile, për të ardhmen e saj në kuzhine…
Po kjo “Përputhen” çfarë po promovon ?! Përveçse ato që promovojnë rrobat, të pasmet, ngjyrat e flokëve që i ndërrojnë çdo dy min. çfarë tjetër po promovojnë… zgjuarësinë, edukatën, kulturën, apo çfarë ?! I bëjnë të famshme për çfarë…. çfarë bënë ?
Turp !
Për mua, mund të bëhen emisione e produksione për të rinjë, që duan të shkëputen nga droga…për ata që duan të dalin nga tuneli i errët i jetës së tyre, po nuk po ju jepet asnjë mundësi ! Po, të paktën ata kanë të drejtë, se vërtetë janë vetja e tyre, jo njerëz falso që nuk japin asgjë ! Nuk japin asnjë mesazh për të rinjtë. I nxjerrin pastaj, i bëjnë të famshëm…VIP-a, e mbushin gazetat