Revista “Der Spiegel” shkruan se një agjent i quajtur Sergej K. është i përfshirë në furnizimet në fjalë.
Atij i ishte caktuar detyra për t’u kujdesur në mënyrë konspirative për të siguruar makineritë e precizonit për programin e raketave të Presidentit Putin.
Për këtë qëllim, Sergej K. thuhet se krijoi kontakte me disa kompani gjermane dhe shpërndarës. Kompania e përdorur si maskim për këtë në të vërtetë me sa duket është një lloj qendre e prokurimit shtetëror për mallrat industriale perëndimore. Personi që lëviz fijet në prapaskenë është një oficer i shërbimit sekret rus FSB.
Sipas “Spiegel-it, një sipërmarrës nga Leipzigu u arrestua në kuadër të hetimeve këtë javë.
Sipas informacionit, ai akuzohet se ia ka dorëzuar Rusisë makineritë, të cilat me rrugë të tërthorta kanë përfunduar në industrinë e armatimit.
Sipas të dhënave, që prej vitit 2014, shitja dhe eksporti i mallrave në Rusi thuhet se janë të ndaluara kur ato janë të destinuara për qëllime ushtarake. /Deutsche Welle