Nga Petrit Vasili/
Shqiptarët po përballen me një katastrofë të vërtetë mjekësore të Pandemisë.
Dje pati 1052 raste zyrtare pa llogaritur mijëra të tjerë të padiagnostikuar.
Shqipëria është i vetmi vend ku rëndimi i situatës është i pandalshëm qoftë sa i takon infektimeve qoftë humbjeve të jetës nga COVID, ku edhe këto të fundit fshihen dhe manipulohen në mënyrë kriminale.
Menaxhimi mizerabël dhe vetëm propagandistik i pandemisë, i kryesuar më një kurajë sadiste nga vetë Edi Rama, ka krijuar nje situate ku Pandemia eshte teresisht jashte kontrollit.
Duhet nje ndryshim total i mënyrës dhe përmbajtjes së strategjisë së menaxhimit të Covid.
Mijëra qytetarë të infektuar nga Covid kanë mbetur pa ndihmë mjekësore, mjaft qytetarë kanë humbur jetën pa u ndihmuar nga shteti, mijëra të tjerë as nuk janë diagnostikuar dot për mungesë të një tamponi.
Kjo katastrofë shëndetësore dhe njerëzore kërkon hetim urgjent.
Hetimi nga SPAK i shkaktarëve të keqmenaxhimit të Pandemisë duke filluar nga Edi Rama është një detyrim kushtetues dhe ligjor.
Çdo shmangie nga hetimi prej SPAK është jo vetëm shkelje ligji, por edhe një qëndrim çnjerëzor dhe fyes për jetën dhe shëndetin e dhjetëra mijëra shqiptarëve të lënë pas dore nga Edi Rama dhe qeveria e tij.
Edhe vetëm deklarimet publike të Edi Ramës, që kanë prodhuar veprime shtetërore të renda e të gabuara në dëm të shëndetit të njerëzve janë të mjafta për të filluar hetimin nga SPAK.
Në ndihmë të SPAK po i sjellim deklarimet skandaloze të Edi Ramës që kanë sjellë pasoja katastrofike mbi jetën dhe shëndetin e qytetarëve:
Rama në 2 maj deklaronte:
“Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”, shprehej Rama.
Ja çfarë thoshte po ky Rama në 2 qershor:
“doni, nuk doni ju që insistoni të flisni nga distanca sociale, ndërkohë që unë përgjigjem, ky është një sukses i madh fare i shtetit shqiptar, i shëndetësisë shqiptare dhe i popullit shqiptar, padiskutim – deklaronte Rama më 2 qershor.
Me 18 mars Rama refuzonte përdorimin e maskave:
“Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv.
Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë”.
Me 17 mars Rama refuzonte të bënte testime, ja çfarë thoshte:
“Ne s’kemi nevojë për testime, duhet të sillemi sikur e kemi virusin, e të mbrojmë veten, të mos bëhemi shkelës të rregullave me idenë që ne s’kemi asgjë.
Nëse bëhen testime për ata që kanë shenja të lehta mjafton marrja e masave, se në fund të ditës ju thuhet rrini në shtëpi, pra edhe kur testi del pozitiv u thuhet rrini në shtëpi, s’të merr njeri në spital për shenja të lehta, thuhet: rri në shtëpi”.
Me 27 maj e quajti te fituar betejen dhe deklaroi:
“Të dashur miq, motra e vëllezër,
Ky është komunikimi im i fundit ekskluzivisht për luftën që zhvilluam bashkarisht deri këtu, me atë që botërisht u quajt Armiku i Padukshëm, virusi Covid-19.”
Zotërinj të SPAK në VIDEO keni edhe prova të tjera, që dalin e teprojnë për të filluar këtë hetim kaq të vonuar.
Koleget tuaj nëpër Europë e botë nuk kanë kursyer asnjë kryeminister duke filluar që nga Italia, Franca etj etj.
Apo për ju jeta dhe shëndeti i shqiptarëve nuk ka vlerë, ndërsa një copë karrige e një kryeministri batakçi është me e rëndësishme.