Duke filluar nga dita e sotme hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID në Greqi, ndërsa do të shtohen edhe kufizimet në pikën kufitare të Kakavijës.
Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme njoftoi se prej ditës së sotme deri në 15 mars, është vendosur që në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës të kufizohet numri i qytetarëve që do të kalojnë çdo ditë, ku do të lejohen vetëm 400 në ditë.
Po ashtu, karantinimi për personat që do të rezultojnë pozitivë do të zgjatet nga 7 në 14 ditë.
Orari i lëvizjes do të reduktohet duke lejuar qarkullimin 12 orë në ditë prej orës 07:00 deri në orën 19:00.
MEPJ njoftoi se Pikat e Kalimit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi vijojnë të jenë të hapura dhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, pa pasur nevojë për PCR test negativë dhe pa iu nënshtruar karantinimit.