Sot akrepat e orës shkuan 60 minuta para, do të flemë më pak, por ditët do jenë më të gjata

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

E diela e fundit e këtij muaji ka shënuar edhe ndryshimin e orës, duke i lëvizur akrepat 1 orë para.

Mëngjesi i së dielës në orën 2:00 bëri që akrepat të ecin “artificialisht” 1 orë para, duke shënuar kështu direkt orën 3:00 të mëngjesit.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Kështu, për një pjesë të mirë të njerëzve, ky ndryshim i orës, u ka marrë 1 orë gjumë në mëngjes dhe ua ka dhuruar në mbrëmje.

Ndryshimi i orës bëhet në këtë të dielë të fundit të marsit për të na falur më shumë dritë.

Ndryshimi orës ndodh në vende të ndryshme sipas orës lokale të secilit vend dhe do të vazhdojë deri në 31 tetor, kur do të kthehet ora diellore.

Ndryshimi i orës bëhet që prej vitit 1981, kohë kur u vendos ligji që përfshin të gjithë Evropën që në të gjitha shtetet e saj, që në këtë ditë akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara.

Author: admin