Edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka bërë thirrje për respektimin e ligjit të dekriminalizimit lidhur ma kandidatët në zgjedhje.
Soreca shkruan në Twitter se tashmë partitë politike i kanë paraqitur listat e tyre në KQZ dhe i takon këtij institucione dhe Prokurorisë që t’i verifikojnë.
Soreca: Partitë politike tani kanë paraqitur listat e tyre për zgjedhjet 25/4. Tani i takon KQZ-së Shqipëri, në konsultim me zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, të verifikojë kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht dhe standardet e larta të integritetit për të gjithë kandidatët duhet të plotësohen.