Prej ditës së sotme Hëna e plotë do të kalojë në shenjën e Shigjetarit.
Kjo do tju bëjë të ndiheni më të frymëzuar për të krijuar ndryshime pozitive në jetën sentimentale. Gjithashtu Hëna e plotë në Shigjetar do të ndikojë që të jeni më të hapur në diskutime me njerëzit që ju rrethojnë. Por cilat janë tri shenjat që do të preken më shumë nga ky tranzit astrologjik, zbulojeni më poshtë:
Dashi
Do të bëni ndryshime të mëdha në jetën tuaj në çift. Me Hënën në Shigjetar ju do të përballoni çdo situatë. Ju dhe partneri/ja keni ëndërruar dhe diskutuar për ndryshime të mëdha javët e fundit, pavarësisht se ju jeni shumë me këmbë në tokë dhe jo shumë pas ëndërrave. keni disa plane që këtë periudhë do të realizohen me sukses.
Virgjëresha
Jemi pothuajse në gjysmën e vitit dhe është koha më e mirë që të veproni për të bërë ndryshimet që keni diskutuar me partnerin/partneren tuaj kohët e fundit. Me Hënën e plotë në Shigjetar zhvillime të mëdha ju presin.
Peshqit
Kohët e fundit nuk keni qenë shumë aktivë. Sot me Hënën e POLTë në Shigjetar lejojeni veten të çliroheni dhe të dilni nga kjo gjendje që ju ka pushtuar. Ju dhe partneri/ja juaj do ta kuptoni se ai pasivitet ju ka shkaktuar gjëra aspak të mira ndaj nga dita e sotme do filloni të bëni ndryshime të rëndësishme për jetën tuaj.