Sonte me sytë nga qielli, gjithçka që duhet të dini për Hënën e Gjuetarit

Hëna e plotë e njohur si “Hëna e Gjuetarit” do të shfaqet sonte dhe shumë persona do ta kenë të vështirë të flenë. Ky fenomen njihet edhe si pagjumësia hënore.

Për mijëvjeçarë, njerëzit kanë përdorur hënën për të mbajtur gjurmët e stinëve dhe vendosur orare për gjuetinë, mbjelljen dhe korrjen. Prandaj, hënës së plotë të çdo muaji i është dhënë emri i vet.

 

Pse Hëna e Tetorit quhet Hëna e Gjuetarit?

Ka shumë teori rreth asaj se nga rrjedh pseudonimi, por më së shpeshti besohet se hëna e plotë e Tetorit shërbeu si një sinjal për gjuetarët për të filluar gjuetinë përpara sezonit të ardhshëm të dimrit.

Sipas këtyre teorive, për fermerët Hëna e plotë e shtatorit ishte një periudhë pozitive për punët e tyre dhe tani vjen radha e gjahtarëve. Besohet se si Hëna e Korrjes ashtu edhe Hëna e Gjuetarit u emëruan nga fermerët dhe gjahtarët për të dalluar dy periudhat.

Kur është Hëna e Gjuetarit?

Hëna e plotë e Tetorit njihet si Hëna e Gjuetarit, por edhe si Travel Moon dhe Dying Grass Moon. Ajo quhet gjithashtu Sanguine ose Hëna e Gjakut për shkak të gjakut nga gjuetia ose ngjyrës së gjetheve të ndryshuara të vjeshtës.

Këtë vit Hëna e Gjuetarit do të bjerë të Mërkurën, 20 Tetor. Në SHBA pritet të jetë më e dukshme në orën 10:57, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar do të arrijë ndriçimin maksimal në 15:56.

Kur është hëna e plotë e ardhshme dhe si quhet ajo?

Ka edhe dy hënë të plotë këtë vit. Periudha e parafundit e vitit do të zhvillohet më 19 nëntor dhe quhet Beaver Moon. E fundit për 2021, e quajtur Hëna e Ftohtë, do të jetë e dukshme më 18 dhjetor.

 

Author: admin