“Ngjarjet në Afganistan janë dramatike, por ne s’duhet të përsërisim gabimet e vitit 2015. Ata që largohen nga vendi, duhet të ndihmohen nga shtetet fqinje. BE-ja duhet të mbrojë kufijtë e jashtëm dhe të luftojë emigracionin illegal dhe trafikantët e qenieve njerëzore”.
Në pritjen e refugjatëve afganë, kancelari austriak Sebastian Kurz, përqafon linjën e kryeministrit slloven Janez Jansa, i cili mban presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Europian, i cili dy ditë më parë u deklarua si kundërshtar i idesë së ardhjes së afganëve në Europë.
“Nuk është detyrë e BE-së apo Sllovenisë të ndihmojë dhe të paguajë për të gjithë ata që ikin në botë”, tha Jansa.
Këtij kori iu bashkua edhe kryeministri Viktor Orban, i cili u premtoi qytetarëve të “mbrojnë Hungarinë nga kriza e emigrantëve”, duke folur në një intervistë për mediat, të cilën e postoi edhe në faqen e tij në Facebook.
Sipas Orban, është e nevojshme që të parandalohen refugjatët për t’u larguar nga rajoni: është e rëndësishme të mbështetet Turqia, e cila do të ketë një rol themelor, si dhe vendet e Ballkanit të cilët duhet të ndalojnë hyrjen e emigrantëve në Bashkimin Europian.
Pikërisht përgjatë kufijve, që janë edhe zona të nxehta, duke pasur parasysh fluksin e emigrantëve afganë që mbërrijnë, shtetet kanë kërkuar mbrojtje; nëse Greqia e ka përfunduar ndërtimin e një muri të gjatë 40 kilometra përgjatë kufirit me Turqinë, Polonia është duke bllokuar tashmë fluksin e emigrantëve.
Ewa Letowska, një aktiviste dhe juriste me famë ndërkombëtare, denoncoi Rojet Kufitare polake që kanë bllokuar një grup prej rreth 20 shtetasish afganë që kishin mbërritur nga Bjellorusia, në kushte krejtësisht çnjerëzore, duke i mbajtur për më shumë se një javë. Gazeta Wyborcza, shkruan se refugjatët afganë ishin të rrëthuar me tela me gjemba dhe as nënkryetarja e Senatit, Gabriela Morawska Stanecka nuk ishte në gjendje ta kalonte kordonin ushtarak për të çuar ilaçe dhe ushqim.
“BE, duhet të punojë për strehimin dhe numrin e refugjatëve afganë dhe duhet ta bëjë këtë duke e hequr alibinë e unannimitetit në vendime”, tha komisioneri i BE-së, Paolo Gentilioni.
“Une e respektoj unanimitetin, por e di që do të jetë gjithëmonë dikush që do kundërshtojë politikat e strehimit dhe kuotat e ligjshme të emigracionit. Nuk ka justifikim nëse duam të ndihmojmë refugjatët. Orban dhe disa të tjerë nuk do të pajtohen, por kjo është një pjesë e rregullit tonë”, shtoi ai.
Duke pasur parasysh këtë ide, edhe presidenti francez Emmanuel Macron ka theksuar se Europa ka nevojë për të mbrojtur vetveten nga flukset e mëdha të emigrantëve të parregullt.