![](https://horoscope-albania.com/wp-content/uploads/2021/10/D607DAB8-435D-4E2B-87A7-DBB1D57746B8.jpeg)
“Nënë”, fjalë e ëmbël dhe më e dashur në botë, në Skoci, nga sot e tutje, do të lexohet më pak, të paktën në dokumentet zyrtare. Qeveria skoceze, e kryesuar nga Nicola Sturgeon, ka vendosur fshirjen e fjalës “e ëma”, “nënë” etj. nga dokumentet zyrtare, veçanërisht ato për lejen e lindjes. Vendimi vjen nga një plan më i përgjithshëm për të hequr fjalët e cilësuara si seksiste nga gjuha zyrtare.
Fjala mama do të zëvendësohet në rastin konkret me fjali si përshembull: “partner (edhe i të njëjtit seks) ose grua shtatzënë”. Prej muajsh qeveria skoceze, por edhe institucionet e tjera britanike e të nivelit të lartë, po konsultohen me shoqatën pro LGBT Stonewell mbi pastrimin e gjuhës nga elementët diskriminues.