Një histori tronditese vjen nga spitali Onkologjik! Një pacient, personel i ketij spitali, i infektuar me Covid, kurohet në këtë spital! Informacioni i detajuar është nisur në adresën e ish-Kryeministrit Sali Berisha, ndërkohë mësohet se ky personel-pacient i infektuar me Cov-19 nuk është personi i vetëm që merr mjekim në pavionet e këtij spitali! Duke iu referuar mezaHit informues bëhet me dije se në dijeni të këtij skandali janë vënë edhe ministrja e Shëndetësisë dhe vetë kryeministri i vendit! Asnjë reagim nuk ka patur prej tyre, ndërkohë që i infektuari trajtohet në vendin ku bëhet dializa! Më poshtë sjellim të plotë reagimin e qytetarit dërguar Salo Berishës!
“Pershendetje Z. Berisha, Po ju shkruaj per nje SKANDAL qe aktualisht po ndodh ne Spitalin Onkologjik, qe nga dt.5 Shkurt, ku 2 paciente jane shtruar me COVID ne katin e trete ku kryen edhe sherbimet e kimioterapise. Une kam nje familjare ne moshe qe punon ne personelin e mesem ne kete spital dhe aty po rrezikohet seriozisht jeta e punonjesve nga ky vendim qe kane marre me urdher nga siper drejtuesit e spitalit, duke shkelur cdo lloj rregulli profesional dhe moral, pasi ky spital nuk ka kushte per sherbime COVID dhe personeli eshte ne risk, mos flas pastaj per paciente qe vine me imunitet te dobesuar me besimin se po marrin sherbim per semundjen onkologjike e jane brenda nje mjedisi te infektuar dhe ne nje rrezik qe nuk e dine. Ju lutem nderhyni ju, pasi une kam shkruar edhe te Znj. Manasterliu por duket se ajo ka urdheruar kete akt dhe nuk pergjigjet kam shkruar edhe tek portali KM, por ata jane treguar indiferente. Ju kerkoj falje qe nuk e permend emrin, por ata do e pushojne njeriun tim nga puna po e moren vesh kush e ngre kete shqetesim. Personi i shtruar eshte personel mjeksor i ketij spitali dhe eshte shtruar bashke me bashkeshortin. Ne kartelat e tyre diagnozat jane tjetersuar nga mjeket. Ata kane aq te ardhura sa te kurohen ne spita; provat, ose ne spitalet COVID qe paska hapur 4 qeveria, apo do e kthejne edhe SPitalin Onkologjik ne COVID5.“