Partia Demokratike e Shkodrës ka denoncuar punësimin fiktiv në Bashkinë e Vaut të Dejës. Në një deklaratë të bërë publike për mediat thuhet se kushëriri i kryebashkiakut Mark Babani, Gjergj Babani, për 16 muaj është paguar si shofer me shumën prej 6 milion e 600 mijë lekë, pa u paraqitur asnjë ditë të vetme në punë.
Fillimisht ky punonjës fiktiv është punësuar për 3 muaj si specialist shërbimesh në administratë, nga muaji tetor i vitit 2019 deri më tani, ndërsa më pas është emëruar si shofer tek Sektori i Shërbimeve, por që asnjë ditë nuk është parë në automjetet e Bashkisë Vau Dejës për t’u shërbyer qytetarëve të saj.
Deklarata e plotë:
Një tjetër skandal ndodh në Bashkinë Vau Dejës! Persona të cilët janë të punësuar në administratë marrin rrogat pa shkuar asnjë ditë të vetme në punë. Rasti flagrant është ai i kushëririt të Kryebashkiakut të Bashkisë Vau Dejës, Gjergj Babanit, i cili për 16 muaj është paguar si shofer me shumën prej 6 milion e 600 mijë lekë , pa u paraqitur asnjë ditë të vetme në punë.
Fillimisht ky punonjës fiktiv është punësuar për 3 muaj si specialist shërbimesh në administratë, nga muaji tetor i vitit 2019 deri më tani, ndërsa më pas është emëruar si shofer tek Sektori i Shërbimeve, por që asnjë ditë nuk është parë në automjetet e Bashkisë Vau Dejës për t’u shërbyer qytetarëve të saj.
Nepotizmi dhe korrupsioni kanë zënë vend në Bashkinë Vau Dejës, ku dhënia e rrogave personave pa u paraqitur në punë as edhe një ditë, jane bamiresia e titullarit të asaj Bashkie për familjarët e njerezit e tyre te afërt, a thua se institucioni i Bashkisë është pronë private dhe me të mund të bëhet gjithçka që dëshiron.
Institucionet publike, si edhe Bashkia funksionojnë në bazë te ligjeve dhe çdo veprim ndjek proçedurat përkatëse, e jo sipas deshirës apo kërkesave të personave të ndryshëm.
Si rasti në fjalë janë me dhjetëra persona që sigurojnë pagesa mujore të konsiderueshme, si shpërblime të ndryshme, por profesionalisht dhe teknikisht nuk japin asnjë rezultat në punë, pra marrin shpërblime për një punë që nuk e ofrojnë, duke gëlltitur faktikisht miliona nga taksat qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës.
Në këtë mënyre shpërdorohen dhe abuzohen taksapaguesit e Bashkisë Vau Dejës, duke paguar me paga të majme punonjësit e kësaj Bashkie, të cilët nuk kryejne as funksionin e tyre minimal, për të cilët janë emëruar.
Marrja në punë e këtyre personave, nuk mbështetet në kritere ligjore duke respektuar proçedurat për institucionet publike të qeverisjes vendore, por bëhet vetëm e bazuar në militantizmin dhe punësimet familjare, që tashmë jane bërë rrugë për drejtuesit e Bashkisë Vau Dejës.
Ne nuk do të tolerojmë që disa uzurpues të abuzojne me taksat e qytetarëve tanë, duke keq qeverisur e shpërdoruar të ardhurat e duke i përdorur ato në interes te tyre, dhe jo në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për banorët, që është edhe detyra e administratës publike. Institucionet publike nuk mund të konsiderohen apo të kthehen në pronë private, për të plotësuar dëshirat apo interesat e askujt!
Partia Demokratike do të denoncojë deri tek organet kompetente shkeljet të tilla ligjore që po grabisin çdo ditë taksapaguesit e Bashkisë Vau Dejës.