Situata me Covid-19/ Prej shtatë ditësh në Berat asnjë përgjigje tamponi

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

 

Testet e Covid-19, të kryera në qytetin e Beratit nuk kanë marrë asnjë përgjigje që prej dt. 11 Shkurt.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Burime të sigurta dhe të besueshme brenda Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Berat bëjnë me dije për “News 24” se, ka vonesa të theksuara në dërgimin e përgjigjeve të tamponëve që kryhen çdo ditë në këtë institucion.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, përgjigjet e fundit të ardhura në këtë institucion janë ato të datës 11 shkurt dhe prej 7 ditësh nuk ka mbërritur asnjë përgjigje e testeve të kryera. Kjo ka bërë që njerëzit që kanë kryer tamponin të ankohen në zyrat e këtij institucioni për vonesat në ardhjen e përgjigjeve.

Sipas burimeve të këtij institucioni, që ka kryer çdo ditë jo vetëm marrjen e tamponëve por edhe hetimet epidemiologjike që prej fillimit të pandemisë, vonesat në mbërritjen e përgjigjeve ndikojnë edhe në përhapjen e shpejtë të kësaj epidemie.

Sipas mjekëve epidemiologë, vonesat prej 7 ditësh në mbërritjen e përgjigjeve të tamponëve, jo vetëm që përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të pacientit, i cili nuk mund të marrë mjekimin e duhur pa ditur nëse është “pozitiv” apo jo, por edhe rrezikojnë hetimin epidemiologjik të rasteve të tij të kontaktit, hetim që nuk mund të kryhet dot pa ardhur përgjigja e testit të pacientit.

Po kështu, burimet brenda Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Berat bëjnë me dije se pranë këtij institucioni ka mungesa të theksuara të testeve: PCR dhe rapid-test

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Author: admin