Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte ditën e sotme në një fasoneri në Sukth, për t’u njohur me situatën e vështirë që po kalon biznesi i madh si pasojë e krizës ekonomike.
Basha takoi disa punëtore në fasoneri, duke theksuar se situata vijon që të jetë katastrofike. Ai shton se më 25 prill, shqiptarët do të bashkojnë votat e se do të fitojë Shqipëria e familjet shqiptare.
Qytetarja: Jemi pak sepse s’kemi kapacitet të plotë. Ne faktikisht prodhojmë edhe veshje spitalore, e përdorim këtë krahun këtej por për momentin s’kemi, punojmë vetëm për vete.
Lulzim Basha: Je detyruar t’i çosh në shtëpi?
Qytetar: Po patjetër, s’kam çfarë të bëj.
Lulzim Basha: I paguan apo je detyruar t’i heqësh nga puna?
Qytetar: Jo, jo nga puna nuk i heq. Unë luaj me pagën minimale. Nuk kemi kapacitet të plotë. Prodhojmë veshje të ndryshme, kryesisht për femra. Kur filloi pandemia, kemi futur dhe prodhimin e maskës kirurgjikale. Ka qenë një investim me sakrifica.
Lulzim Basha: Ky është goxha e komplikuar, nuk është si kjo, kjo është maskë e thjeshtë apo jo?
Qytetar: Kirurgjikale është kjo që kam vendosur unë. Po problem është më shumë në pjesën e transportit, se dhe çmimet janë rritur tashmë si shumë. Pastaj doganat tё vetёn, problemet gjithё kohёs nuk qahemi pёrderisa po vazhdojmё po punojmё.
Lulzim Basha: Sё pari me njё shembull tё sipёrmarrёses grua
Qytetarja: Faleminderit!
Lulzim Basha: Mundohemi ta shpalosim kёtё vlerё dhe ta shumёfishojmё
Qytetarja: Ёshtë e rёndёsishme
Lulzim Basha: E dyta dhe vetё kёtu punonjёsit, nga i ke zonjat?
Qytetarja: Pjesa mё e madhe, po kёtu nuk ёshtё i gjithё stafi pasi normalisht pёrderisa po shkojmё tё dalim e shpёrndajmё dhe nё pika tё ndryshme ka dhe mungesa, sepse normalisht probleme ka pasur dhe me pёrmbytjet. Shumё zonjave u ka hyrё dhe uji nё shtёpi dhe ky ka qenё njё nga problemet qё kemi pasur kёtё periudhё. Kemi patur ditё qё kemi punuar me shumё, shumё pak persona sepse jemi detyruar t’i çojmё zonjat nё shtёpi dhe tё kujdesen pёr familjet. Ka patur momente qё nuk hynin as nё shtёpi dhe nga pёrmbytjet.
Lulzim Basha: Pёr shkak tё ujit?
Qytetarja: Po!
Lulzim Basha: Pёrshёndetje, pёrshёndetje! Mirё se ju gjej!
Qytetarёt: Mirё, si kalove?
Lulzim Basha: Pёrshёndetje. Mirё se iu gjej. Gёzohem shumё! Probleme me përmbytjet keni patur? Shumë ë?
Zonja: Shumë, po sidomos me rrugën.
Lulzim Basha: Me rrugën?
Zonja: Kemi 30 vite, komuna e katundit 30 vite demokrat, por lagjen tonë e ka lënë…
Lulzim Basha: E di, se e kemi vizituar disa herë. Edhe me Ferdinandin, edhe me Erzenin.
Zonja: Vetëm ngaqë jemi demokratë!
Lulzim Basha: E di.
Zonja: 40 vite demokratë dhe nga inati se s’kishim ujë. Marrim ujë nga këtu që shkojmë e pimë në shtëpi. Aty te karburanti e mbushim.
Lulzim Basha: Kjo është një situatë katastrofike, ujë s’keni nga uji përmbyteni! Investime s’ka, kështu që ka ardhur koha të ndryshojmë. Më 25 prill të bëhemi të gjithë bashkë të ndryshojmë. E para e punës t’ju vijmë në ndihmë ju, njerëzve punëtorë të këtij vendi. Edhe njëherë një paketë ndihme të gatshme e cila do të mundësojë të gjitha familjet në nevojë ekonomike të kenë një ndihmë të drejtpërdrejtë dhe do tu mundësoj që edhe punëdhënësit tuaj të kenë mundësinë tu vijnë në ndihmë ju që të keni të sigurt të paktën vendin e punës. Kriza që ka qenë para pandemisë është rënduar edhe më shumë, këtë po flisja me Brikenën. E dyta, paratë e taksave të cilat do të jenë më shumë para në xhepat tuaj për të shpenzuar, por ato para që do t’i paguani si taksa do t’ua kthejmë juve si shërbime.
Qytetarja: Këtu duhet të ndihmosh këto në radhë të parë pastaj të na ndihmojnë neve, se kemi 2 muaj këtu pa punë, lekët s’na i ka mbajt ndonjëherë.
Lulzim Basha: I ka dhënë nga xhepi vetë?
Qytetarja: Nga xhepi vetë i ka dhënë, se s’ka mundësi, aq punë ka bërë.
Lulzim Basha: Si e ke emrin zonjë?
Qytetarja: Liljana.
Lulzim Basha: Zonja Liljana, kjo është detyrë e shtetit, është detyrë e qeverisë. Me një qeveri normale, me një kryeministër normal, sipërmarrja do të kishte marrë mbështetje në mënyrë që mos të hiqte asnjë nga puna.
Qytetarja: Po pra, kjo është.
Lulzim Basha: Disa e kanë marrë përsipër vetë si Brikena dhe i kanë paguar, disa të tjerë janë të detyruar pastaj t’i largojnë nga puna.
Qytetarja: Problemi ishte këtu, kur filloi pandemia edhe studioja ime kontabilitetit më sugjeroi që t’i largoj punonjësit nga sigurimet shoqërore dhe unë nuk pranova. I thash, sot unë nuk i pres në besë dhe këta kanë ndenjur të gjithë në shtëpi, vetëm unë personalisht me pesë persona jemi ulur në makinë qepëse dhe kemi qepur maska dhe kemi bërë falas. Spitali, bashkia, dilnim rrugës policëve, kush kishte nevojë, ama sakrifikuam me pesë veta punuam, ama të gjitha i mbajta në shtëpi dhe nuk largova njeri nga sigurimet shoqërore dhe kur erdhi momenti për të përfituar pagën e luftës, ne nuk përfituam asgjë. Ne u penalizuam, ne që nuk larguam punonjësit nga sigurimet shoqërore dhe ato dy lekë që kisha në llogari, që doja që t’i paguaja, thashë kanë prioritet zonjat të paktën një pagë minimale por të mos i lëmë pa paguar. Na erdhën bllokimet e llogarive për sigurimet shoqërore që nuk i kishim paguar në afat edhe ju thashë, o zotëri unë do t’i paguaj sigurimet se është detyrimi im, normal që do ta paguaj, por më jep të drejtën t’i përdor ato fonde sepse do të paguaj punëtorët.
Lulzim Basha: Ti ke treguar me gjithçka që ke bërë, e para punës një sipërmarrëse e zonja, e dyta një grua me zemër të madhe.
Qytetarja: Shumë të madhe e kam.
Lulzim Basha: Që në kohën më të vështirë nuk i ke braktisur njerëzit e tu dhe e treta korrekte me ligjin. Tani ku qëndron problemi këtu? Që njerëzit që janë punëtorë, që janë zemërmëdhenj, që zbatojnë ligjin, ndëshkohen nga kjo qeveri. Dhe kush promovohet? Ai që vjedh, ai që gënjen, ai që mashtron. Kësaj duhet ti japim fund më 25 Prill dhe kaq fuqi sa kanë gratë shqiptare do të bëjnë të mundur ndryshimin më 25 Prill. Gruaja shqiptare në tërësi është një grua shumë e fortë, sepse duron shumë më shumë, ka shumë më shumë sfida se burri dhe i duron ato e i tejkalon ato. Fuqia e shoqërisë shqiptare është gruaja shqiptare. Se po i drejtohem Brikenës, se ja ku e ka ndërtuar këtë sipërmarrje, e mban me gjithë vështirësitë që ka.
Qytetari: Shumë, shumë vështirësi!
Lulzim Basha: Dhe ka fituar respektin dhe dashurinë tuaj përmes kësaj. Çfarë do kishte ndodhur normalisht? Normalisht të gjithë ndërmarrjet, në veçanti fasoneritë, për shkak të situatës së Kovidit duhet të kishin marrë që prej fillimit mbështetje direkte financiare, derisa situata të kalonte. Jo vetëm që kjo s’ka ndodhur, sepse i paguajnë taksa. Unë e di, sepse unë kam qenë në kontakt me industrinë e fasonerisë. Paguajnë dhjetëra milionë euro taksa muaj për muaj prej 30 vitesh dhe njëherë që shteti duhet t’i gjendesh në krahë, jo për veten e tyre, por për të mbajtur punonjësit nuk iu gjend në krahë.
Qytetari: Për të mbajtur njerëzit në punë, këtë kemi kërkuar.
Lulzim Basha: Rasti i Brikenës, ka dhe raste të tjera që i kanë nxjerrë paratë nga xhepi për të mos i larguar njerëzit nga puna. Domethënë ka bërë detyrën e vetë dhe ka shkuar përtej detyrës së vetë. Ju keni bërë detyrën tuaj dhe keni shkuar përtej detyrës tuaj, i vetmi që s’ka bërë detyrën e vetë është kryeministri dhe qeveria. Imagjinoni tani pas 25 prillit, kjo është zgjedhja; do mbajmë prapë një qeveri dhe një kryeministër që mendon vetëm për veten e vetë edhe në kurrizin tuaj e në kurrizin e sipërmarrësve të ndershëm shqiptar, apo do e ndryshojmë të kemi një qeveri që paratë e taksave të shqiptarëve ti kthejnë tek shqiptarët, se kaq duhej që lekët e taksave të shqiptarëve në kohë pandemie mos t’ia çonte 4-5 oligarkëve, ato aferat korruptive që i njihni ju, por tua kthente prapë shqiptarëve, t’ia jepte sipërmarrjes që të mbante vendet e punës të hapura. E dini që janë mbyllur mbi 100 mijë vende pune gjatë pandemisë?! Po të kishte marrë këto masa që ia propozuam ne, ne ia propozuam megjithëse në opozitë. Po të kishte marrë këto masa, ata do ishin akoma në punë. Megjithatë, po…
Qytetarja: Jemi shumë në lagje që janë papunë, por edhe kjo na ka mbajtur në punë.
Lulzim Basha: Jeni shumë në lagje?!
Qytetarja: Janë shkurtuar vendet e punës.
Lulzim Basha: U shkurtuan vendet e punës?! Po Sigurisht! Sigurisht!
Qytetarja: As edhe një person s’na ka lënë në shtëpi. Kujton se bie ai dy kile oriz edhe do i mbajë familjet me ato. Familjet janë vonuar fare.
Qytetarja: Problemi është që jo vetëm në kohë pandemie!
Lulzim Basha: Duhet të silleni si familje.
Qytetarja: Po normale!
Lulzim Basha: Të mendojmë për njëri-tjetrin. Detyrat e qeverisë t’i bëjë qeveria. Sipërmarrja të bëjë detyrat e veta. Secili të bëjë detyrat e veta. Unë këtë ju premtoj. Pas 25 prillit do keni një kryeministër, një qeveri që do bëjë detyrat e veta karshi jush. Do jetë në krahun tuaj, për xhepat tuaj.
Qytetarja: Rrugën e kemi shumë problem, me çizme dalim rrugës.
Lulzim Basha: Pa diskutim!
Albana Vokshi: Për rrugën ju kam dhënë fjalën unë.
Qytetar: Kryetar, shiko. Në 2005 në komunën e Katundit të Ri ka pasur 800 metra rrugë. Nga 2005 deri ne 2013 u bënë 10 kilometra. Mbas 2013, paralizuar gjithçka.
Lulzim Basha: Që punët të bëhen, që lekët të shkojnë për shtrimin e rrugëve dhe për rritjen e pagave, duhet qeveria të mendojë për ju. Kaq e thjeshtë është. Flasim për pagat. Në qoftë se ne ulim kontributet shoqërore nga sa janë sot, në 18%, i ulim taksën tatim fitimin nga 15 në 9% , ulim çmimin e karburantit që është pjesë e kostos së prodhimit me 24 lekë të reja për litër, sigurisht që sipërmarrja do të ketë më shumë financa. Çfarë do të bëjë me këto financa? Do investojë, do hapi vende pune, do rrisë rrogat, e para kjo. E dyta, çfarë do të bëjmë ne me këto taksa të ulëta që do marrim? Këtë do bëjmë: do investojmë në infrastrukturë dhe në rrugë, në ujë të pijshëm, se është katastrofë në 2021-in të mos ketë ujë të pijshëm Durrësi, siç nuk ka shumica e Shqipërisë. Do investojmë për punësimin, do investojmë për kualifikimet, do investojmë për arsimin, për fëmijët. Pra, lekët e shqiptarëve do të shkojnë tek shqiptarët, ky është thelbi i programit tonë.
Qytetarja: Ne na kanë thënë drejtë, ju që jeni demokratë nuk do keni as rrugë, as ujë na thanë. Është lagje e madhe e jona, është shumë e madhe si lagje, prej vitesh demokratë. Vetëm nga inati na e bëjnë, na e kanë thënë drejtë në sy, s’keni për të patur as ujë, as rrugë.
Lulzim Basha: Këtë unë e besoj 100%. Po ti ta besosh që të njëjtën gjë bëjnë edhe me socialistët, i gënjejnë, as atyre nuk i çojnë. Kështu që, më 25 prill duhet të bëhemi të gjithë bashkë që mos të ngelet një njeri në shtëpi pa shkuar në kutinë e votimit, sepse kjo gjendje ndryshohet me votë dhe unë kudo ku shkoj këtë më thonë, mezi po presim të vijë 25 prilli, nuk durohet dot më. Bashkojmë votat, ta ndryshojmë që të fitojë Shqipëria, të fitojnë gratë shqiptare, të fitojnë familjet shqiptare, të fitojnë të gjithë shqiptarët.
Qytetarja: Edhe demokracia, të gjithë.