Dashuria është një ndër ndjenjat më sublime që përjeton njeriu gjatë gjithë jetës. Duket sikur e gjithë jeta jonë është një udhëtim i vazhdueshëm drejt dashurisë. Disa marrëdhënie të krijuara është e pamundur që të ndahen. Zbuloni se cilët janë ata persona që nuk mund të jetojnë pa njëri-tjetrin, sipas ekspertëve të astrologjisë.
Luani dhe Peshorja
Ndoshta janë çifti më interesant i horoskopit. Një Luan krenar që do të tërhiqet dhe adhurojë një Peshore simpatike. Të dyja këto shenja kanë një personalitet të forte dhe të dyja admirojnë njëra-tjetrën. Luani me qëndrime “unë jam në qendër të vëmendjes”, “unë jam në krye” e bën Peshoren të mendojë se ky është një ‘qëndrim prej mendjemadhi’, por njëkohësisht është shenjë për të treguar një personalitet të fortë.
Por gjithsesi, Peshorja dhe Luani janë komunikues të mirë. Prandaj, kurrë nuk do të ketë një hendek komunikimi mes tyre. Peshorja dashuron mënyrat e sofistikuara të Luanit dhe mënyrën se si ata i prishin paratë me luks. Në përgjithësi, ata të dy kërkojnë një mënyrë jetese joshëse dhe të pasur. Nuk është çudi që ata bien të dy në dashuri me njëri-tjetrin.