Si u maskuan tre të rinjtë për të kryer grabitje me dhunë, duke ofruar pica pikante (Emrat)

Këto janë fotografitë e tre hajdutëve të maskuar si shpërndarës picash. Njëri prej tyre me kasketë në kokë dhe me picë pikante ndiqet nga dy bashkëpunëtorët e tij që mbajnë thika në duar dhe që janë gati për të vjedhur në derën që do tu hapet.

Anton Kolndrea, Kristian Gjoka dhe Eduart Pjetër Gjoka janë tre picierët e rremë që u identifikuan nga prokuroria mbas një sërë veprimesh hetimore kryesisht nga këqyrja e kamerave të sigurisë.

Ata u dorëzuan gjatë ditës në gjykatë si të akuzuar për grabitje me dhunë të mbetur në tentativë. Ata sulmuan një çift thotë prokuroria, i cili u hapi derën dhe ata ju ofruan picë pikante.

Prokuroria i thotë gjykatës në mbyllje të hetimeve se pikërisht kjo shenjë gishti e mbetur në kutinë e picës solli identifikimin e njërit prej hajdutëve, i quajtur Kristjan Gjoka dhe që mban kasketë motori në kokë.

Të tjerët të maskuar me kapele kanë tentuar të shtyjnë të zotin e shtëpisë kur ai ka hapur derën dhe iu ka thënë se nuk kishte porositur picë. Alibia e të dyshuarit se kishte shkuar si picier, pasi ishte konflikuar me denoncuesin për një parakalim të gabuar, shkruan Top Channel.

Kjo dëshmi bie poshtë thotë në dosje prokurorja Mariola Mërtiri që shton se tre picierët u përleshën me thikë në ambientet e brendshme duke tentuar të hyjnë me dhunë në banesë.

Author: admin