Si të shmangesh me stil nga njerëzit e ngjitur

E keni parasysh që ka disa njerëz që kërkojnë me ngulm shoqërinë tuaj? Eshtë e vështirë të shmangni njerëz, por nëse duhet ta bëni, mund ta bëni.

1. Krijo barriera

Ajo/ai duhet ta dijë që ti nuk do të ndash gjithçka nga jeta jote me të, që ti ke një jetë personale, që ti punon dhe nuk ke kohë për biseda adoleshentesh në telefon apo për kafe të stërgjatura që në fund fillojnë bëhen të bezdisshme nëse realisht s’të pëlqen të kalosh kohë me këtë person.

2. Mos iu përgjigj 726382 telefonatave që të vijnë në ditë

Je e pasjellshme? Ashtu qoftë. Nëse ajo nuk arrin ta kuptojë që po bëhet e bezdisshme mbase duhet të pranojë të vërtetën dhe të zbresë me këmbë në tokë. Kjo është bota e vërtetë, ajo e egra. Mos reago në rrjete sociale, mbase mund t’i kthesh mesazhe herë pas here për kortezi, por mos u ndjej e detyruar të mbash një komunikim të vazhdueshëm.

3. Mbaj qëndrim

Ti nuk e ke problem të vazhdosh shoqërinë me të, por do doje të ishte më pak e lodhshme. A nuk janë gjithnjë më interesante shoqëritë kur shkëputesh dhe rikthehesh sikur asgjë të mos ketë ndodhur? Meqenëse ky nuk është rasti, kur të takoheni sillu pak ftohtë, mos jep shumë nga vetja, ose bëje të kuptojë që marrëdhëniet kaq të ngushta të marrin frymën.

4. Thuaji të kultivojë pasione

Ose të lidhet, ose të nisë një kurs, ose një punë, diçka që do ta mbajë të zënë dhe s’do ta mbajë mendjen gjatë gjithë ditës tek gjëja e radhës që do t’ju thotë, apo te kafja që do pini bashkë. Ti mos ia thuaj këtë që në fillim, por thuaji që do të ndihej më mirë nëse do ta bënte diçka të tillë.

5. Mos i trego planet e tua

Shoqet e ngjitshme kanë diçka. Ato duan të dinë gjithçka, gjithmonë. Çfarë po bën, me kë rri, ku je, çfarë të rejash ka në jetën tënde. Dhe ti do bësh pikërisht të kundërtën. Tregohu shumë e rezervuar, kështu s’do mendojë se ka në kontroll gjithçka ndodh me ty. Kjo do ta shkatërrojë dhe gradualisht do ta bëjë të tërhiqet.

6. Foli hapur

Thuaj se ndonjëherë është mbytëse dhe se ke nevojë për hapësirë.

Burimi: Bustle

Author: admin