Që prej datës 25 tetor kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e Akrepit, një ndër shenjat më interesante, por edhe “të vështira” të zodiakut. Të lindurit në këtë shenjë janë shumë emocionalë, kërkues, ekspresivë dhe në të njëjtën kohë posesivë. Me ta funksionon rregulli “Çfarë është e imja mbetet gjithmonë e imja” dhe nuk mund të depërtosh përtej kufijve që vendosin me shumë përpikëri.
Dni të dini se ç’fsheh kjo shenjë si mama? Zbulojeni si më poshtë:
Një mama e shenjës së Akrepit dhuron dashuri pa kushte. Ajo krijon një ambient të lumtur dhe të shëndetshëm për të gjithë familjen e saj. Nëna Akrep do të bëjë gjithçka që duhet për të rritur fëmijët në mënyrën e duhur dhe për t’i përgatitur për jetën. Ndonjëherë, mund të tregohen më këmbëngulëse seç duhet duke harruar se fëmijët mund të ndërmarrin hapa të paplanifikuar.
Rritja me një nënë të kësaj shenje mund të jetë magjike, frymëzuese, por të mos harrojmë se Akrepët janë edhe posesivë. Në këtë rast posesiviteti manifestohet si një dëshirë e madhe për t’i mbrojtur fëmijët nga çdo rrezik i mundshëm duke ndikuar në krijimin e pavarësisë së tyre. Përputhja më e mirë është me shenjën e Peshqve ndërsa më sfiduesja me një fëmijë Ujor.