
RENEA dhe Forcat Operacionale kanë kryer sot kontrolle në zonën e Kurbinit. Abcnews.al mëson se nga kontrollet është gjetur një armë zjarri dhe është arrestuar poseduesi i saj.
Në pranga ka rënë Cen Karriçi. Ai u kap brenda një lokali me armë zjarri pistoletë.
Mësohet se kontrollet po bëhen kryesisht për të zbardhur më shumë për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, disa javë më parë në Fier.
Burime bëjnë me dije se priten të tjera arrestime. Tpz.al