“Tampon jo vetëm për rastet simptomatik,por dhe për të gjithë kontaktet e ngushta, përndryshe ne nuk do të jemi në gjendje të përmbajmë infeksionet Covid dhe pandeminë”. Kjo u deklarua nga profesori Pierluigi Lopalco, epidemiolog dhe këshilltar aktual shëndetësor i Rajonit të Pulias, në një lidhje direkte për Telebarin, në Itali. Me rastet që rriten me shpejtësi dhe stafi do të sforcohet, si në rastin e nisjes së kësaj pandemie.
“Frika” është që institucionet shëndetsore nuk do të jemë më në gjendje t’u përgjigjen të gjitha kërkesave. Kjo është arsyeja pse Rajonet i kanë shkruar Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza për të propozuar ndryshimin e rregullave për testet, duke lejuar që ASL, në krizë për shkak të shumë rasteve pozitiveve, të mos heqë kontaktet e ngushta.
Sipas Lopalco, megjithatë, është e nevojshme “pasi të jetë identifikuar një rast pozitiv”, për të kaluar në fazën e dytë, “të përfshihen të gjitha kontaktet e ngushta”, edhe nëse janë asimptomatike. Profesori pranon që “problemi është i burimeve dhe stafeve”, “kufiri është numri i personelit në dispozicion” për të bërë gjurmimin e kontakteve. “Por për sa kohë që jemi në gjendje ta bëjmë këtë, ne gjithmonë duhet të përfshijmë të gjitha kontaktet e ngushta të pozitiveve”, tha Lopalco. //telebari//