Të tjera detaje tronditëse zbardhen nga shpërthimi i gazit në Velipojë, që plagosi rëndë nënën me tre fëmijët e saj.
Në foto shihen shtatë bombola gazi, të cilat dyshohet se kanë rrjedhur, duke shkaktuar ngjarjen tragjike.
Balkan Web raporton se nëna 40-vjeçare, A. Gjoka, ishte zgjuar në mëngjes që të bënte një kafe, dhe pikërisht në këtë çast ka ndodhur edhe shpërthimi.
Dyshohet se më parë ka pasur një rrjedhje gazi të bombolave më të vogla, çka ka çuar më pas në shpërthimin e fuqishëm, i cili është dëgjuar në një pjesë të mirë të plazhit të Velipojës.