Shqiptari i infektuar me variantin e ri të COVID-19, hap telashe me autoritetet në Belgjikë dhe Slloveni

Shqiptari nga Kosova i infektuar me variantin e ri të koronavirusit është kthyer në telash për autoritetet në Belgjikë.

Meidat bëjnë me dije se kosovari me qëndrim të përkohshëm në Slloveni është personi i parë që është diagnostifikuar me variantin e ri anglez të koronavirusit në Belgjikë, ku ai po punon përkohësisht. Organizatat belge fillimisht i lëshuan atij një certifikatë të një testi negativ, dhe një ditë më vonë iu tha se kishte ndodhur një gabim.

Visit Instagram Profile ➤

Në mes të janarit, kosovari udhëtoi përmes Sllovenisë nga Kosova në Belgjikë, ku po punon përkohësisht. Atje ai u dërgua për testim, pas së cilit iu lëshuan dy certifikata nga organizata kompetente belge.

Çertifikata e parë shprehej se testi ishte negativ. Një ditë më vonë, u lëshua një certifikatë e re ku thuhej se e mëparshmja ishte gabim dhe se nga testimi kishte dalë pozitiv. Të dy certifikatat janë lëshuar nga e njëjta organizatë dhe janë origjinale. Për atë se në çfarë mënyre janë lëshuar ato dhe nëse kosovari ishte informuar për certifikatën e dytë, policia është ende duke hetuar.

Ndër të tjera bëhet me dije se ai me 23 janar, ishte kthyer në Kosovë përmes Sllovenisë. Policët e qytetit të Kranjës e gjetën atë, kur ai ishte duke pritur për transport të mëtejshëm gjatë tranzitit.

Deri më tani, nuk është vërtetuar se kosovari kishte kontakt me ndokënd pasi një rast i ri me këtë variant të koronavirusit pozitiv u regjistrua në Slloveni, por policia menjëherë u dha autoriteteve italiane të sigurisë informacione për shoferin me të cilin ai mbërriti në Slloveni. Pas kërkimit, shtetasi i Kosovës, i cili ka statusin e një të huaji në Slloveni, u vendos menjëherë në karantinë.

Mbledhja e të dhënave po vazhdon ende dhe çdo veprim i mëtejshëm do të merret nëse identifikohen rrethana të tjera në këtë çështje.

Author: admin