Shqiptarët me teste false për tu kuruar në Greqi/ Drejtoresha e ISHP mohon lajmin e mediave greke

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, thotë se procesi i vaksinimit në Shqipëri po ecën pa probleme. Por ka gjasa që ndërkohë në vend të kenë arritur edhe mutacionet.

Pas arritjes së 7.020 dozave vaksinash nga kompania BioTech-Pfizer në Shqipëri në procesin e vaksinimit janë përfshirë Tirana, Vlora dhe Shkodra si pika kyçe dhe ndërkohë vaksinime po kryhen edhe në Fier , Elbasan dhe Gjirokastër, thotë në një intervistë për Deutsche Welle drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Sipas saj vaksinimi po kryhet pa probleme.

Në “Planin Kombëtar të Vaksinimit anti Covid-19” janë përcaktuar qartë grupet prioritare të popullsisë që do të marrin së pari vaksinën.

Sipas tij ka filluar vaksinimi i personelit të vijës së parë të luftës kundër virusit covid-19, pra ata në spitalet anti covid, personeli i urgjencave, i reparteve të reanimacionit në spitalet e anti covid. Në të njëjtën kohë me vaksinimin e këtyre grupeve po bëhet edhe vaksinimi i personave që ndodhen në qendrat rezidenciale të të moshuarve.

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje të drejtpërdrejtë me BioNTech-Pfizer dhe pret që të vijnë 500 mijë doza.

“Ndërkohë kemi nënshkruar edhe një marrëveshje me COVAX për një milion e njëqind e katërmbëdhjetë mijë doza vaksinash, që janë parapaguar me një fond prej 3,9 milion dollarë.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Po punohet në mënyrë intensive për të siguruar edhe marrëveshje të tjera të drejtpërdrejta me prodhues të vaksinave anti Covid-19, që kanë kaluar filtrin e rregullatorëve striktë si Food and Drug Administration ,( FDA) apo European Medicine Agency, (EMA)” – thotë prof. Albana Fico.

Dyshime për arritjen e mutacioneve të virusit Covid-19 në Shqipëri

Bazuar ne testimet që kryhen në laboratorin e Virologjisë të Institutit të Shëndetit Publik ka dyshime të arsyeshme se në Shqipëri qarkullojnë mutacionet e virusit Covid-19 që njihen si virusi britanik apo afrikano jugor.

Drejtorja e këtij institucioni thotë se “kemi seleksionuar dhe dërguar mostra në laboratorë reference jashtë vendit dhe jemi në pritje të rezultateve.”

Manipulim testesh?

Pyetjen e Deutsche Welle nëse ka gjasa ka që rezultati i testeve që bëhen në Shqipëri për të ditur nëse je i infektuar ose jo me virusin Covid-19 mund të manipulohen, sikurse pretendohet në një lajm të botuar ditët e fundit në mediat greke, Albana Fico e kundërshton. tpz.al

Author: admin