Sekretarja e përgjithshme e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Mesila Doda ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka përdorur reformën në drejtësi për të fshehur skandalet e qeverisë, dështimet dhe shkatërrimin që ai i ka bërë vendit.
Doda shkruan në rrjetet sociale se në 25 prill nis rruga e Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij drejt hekurave të qelisë ndërsa Shqipëria fiton të ardhmen e saj.
Gjithashtu Doda e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si e shkuara e trishtë e një diktature kleptokrate në vend.
Postimi i plotë:
Ramziu…. reforma në drejtësi nuk është mbulesa ku ti të fshehësh skandalet e qeverisë tënde, dështimet dhe shkatërrimin që i bëre këtij vendi.
Reforma në drejtësi është shembulli se si një plagë të sistemit tonë, ti e more në duar e shkërrmoqe dhe e fute në xhep. Sigurisht që ky akt pati pasoja të frikshme, sistemi demokratik u përvetësua në një dorë sepse gardianin ti e bleve, kriminelët u liruan nga burgjet, mijëra çështje mbetën pa u gjykuar, pushtetarët vazhduan të vjedhin pa u hyrë gjëmb në këmbë.
Mos u kacavirr pas reformës në drejtësi si pas pasqyrave.
Në 25 prill nis rruga jote dhe bashkpuntorëve të tu drejt hekurave të qelisë ndërsa Shqipëria fiton të ardhmen e saj.
Ti je e shkuara e trishtë e një diktature kleptokrate në vend.Tpz.al