Vendi duket se është mbuluar orët e fundit nga dëbora dhe acari teksa qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar nëpër akset kryesore të vendit.
Reshjet e dëborës filluan intensivisht në thuajse gjithë territorin në orët e vona të pasdites, teksa janë shoqëruar edhe me temperatura të ulëta që kanë sjellë ngrica.
Si pasojë disa akse kryesore të vendit kanë probleme, ndërsa i bllokuar vijon të mbetet momentalisht vetëm ai Milot-Lezhë-Shkodër. Kurse në juglindje e verilindje në akset kryesore kalohet vetëm me zinxhirë, pasi Policia nuk lejon të kalohet ndryshe.
Bllokime ka pasur në akset Milot-Balldre, ku është proceduar dhe kompania kontraktore për mosmarrje masash në kohë, si dhe radhë të gjata ka pasur në Prrenjas-Librazhd apo Elbasan-Librazhd.
LISTA ME 11 AKSET PROBLEMATIKE NGA POLICIA