Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka rërfyer mbrëmjen e sotme se si u prish aleanca mes partisë së tij dhe Partisë Socialiste.
Ai tha se PDIU nuk ka ikur me dëshirën e saj, por është përzënë nga Rama, duke nënkuptuar se çështja çame nuk ishte përfshirë në programin qeverisës.
“E futi për herë të parë çështjen çame në programin qeverisës, jo vetëm të Partisë Socialiste në vitin 2013, gjë që nuk ekziston më në programin e qeverisë në vitin 2017. Pra, ne nuk kemi ik në 2017-ën, ne na përzunë, bashkë me çështjen çame
Dhe sigurisht që artikulimet e forta të zotit Rama, na bënë që ne të ishim entuziastë dhe me thënë të drejtën bëmë dhe gjëra përpara”, tha Idrizi në “Spotligh”.
Alban Dudushi: Ajo që po kuptoj është se juve kur afroheni me një palë politike apo me një palë tjetër, afroheni duke patur parasysh pikërisht këtë vokacion që është çështja çame.
Shpëtim Idrizi: Absolutisht!
Alban Dudushi: Pra, nuk është çështje ideologjie, afrimi me njërën apo palën tjetër?
Shpëtim Idrizi: Eksperienca ime në politikë, po edhe në këto raste si kryetar i PDIU-së, më mësoi që të them këtë që sapo thashë: e duam PDIU-në, krah i duan votat e PDIU-së, por nuk e duan çështjen çame.