Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 09.02.2021, rreth orës 20:15, në lagjen Nr.4, Sarandë, në një objekt në rikonstruksion në pronësi të shtetasit M. M., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit
Nuk janë ende të qarta shkaqet e shpërthimit në fjalë.
Policia ndodhet ende në vendin ku ndodhi incidenti, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së saj.
Nuk janë ende të qarta shkaqet e shpërthimit në fjalë.
Policia ndodhet ende në vendin ku ndodhi incidenti, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së saj.
Gazetarja Shpresa Dine, raporton për “Balkan Web” se hoteli në rikonstruksion, ku ndodhi dhe shpërthimi, është në pronësi të drejtorit të sigurimeve në Sarandë, Mariel Murati. Nga krahu tjetër policia sqaron se si pasojë e shpërthimit janë regjistruar vetëm dëme të vogla materiale.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi që ndodhi pak minuta më parë pranë Portit të qytetit të Sarandës. ballkan web