Shpërthimi në hotelin në Velipojë, kreu i Zjarrfikëses në Shkodër: Nëna do të bënte kafen

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Agron Dibra, drejtor i zjarrfikësve Shkodër ka treguar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në një hotel në Velipojë, ku pati një shpërthim gazi.

Për pasojë nga rrjedhja dhe më pas shpërthimi i gazit u lënduan katër anëtarë të një familje, nëna me tre fëmijët e saj.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Sipas Dibrës, informacioni për ngjarjen në fjalë është marrë rreth orës 6:50, ndërsa shtoi se nëna ka dashur që të bëjë një kafe.

Mes të tjerash ai apeloi për bombolat e gazit, që të kontrollohen, pasi kur nuk përdoren edhe mund të shkaktojnë rrjedhje gazi.

“Informacioni është marrë rreth orës 6:50 dhe është dërguar mjeti në Velipojë. Ngjarja ka ardhur nga rrjedhja e gazit dhe ka dashur që të bëjë një kafe dhe ka eksploduar. Kur është në mjedis të mbyllur gazin nuk e kupton se ka rrjedhje.

Pavarësisht apeleve që kam bërë ato bombola janë jashtëzakonisht të rrezikshme sidomos në Velipojë që qëndrojnë me nga 10 muaj pa u përdorur dhe më pas krijojnë rrjedhje.

Bombolat e kapingut janë gangrena më e madhe që kemi sepse nuk duhen përdorur gjithmonë. Bombolat e kampingut që i shohim duke u furnizuar në karburante është rreptësishtë e ndaluar,” tha Dibra për News 24.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Author: admin