Presidenti Ilir Meta, u është përgjigjur deklaratave të Fatos Nanos, nga studio e Syri Tv.
Meta deklaroi se Nano në thelb është “një karakter ordinër”.
Presidenti e thumboi gjithashtu ish kryeministrin, duke e prekur në pikën e tij të dobët, dhe duke deklaruar se Nano mbetet “një kandidatë i përjetshëm për president”.
Kujtojmë se Nano deklaroi në emisionin “Opinion”, se Meta “ka të gjithë mëkatet kapitale të Biblës“.
“T’i referohesh biblës do të thotë të jesh predikues që shkëlqen në referencat që i bën biblës. Nuk kam gënjyer dhe mashtruar, një frekuentues kazinosh edhe kur kishte postet më të larta shtetërore, nuk shkon.
Nuk dua të kem gjykim, ata që kanë porositur atë intervisë, këtë duan, të harxhojmë kohë të kotë me një njeri që kur ishte në krye të funksioneve, dha shembullin më të keq se si ato ushtrohen.
Ju e dini që raportet e mia me të kur ishte në kulmin e pushtetit, kanë qenë të qarta, ballore dhe parimore. Koha më ka dhënë mua të drejtë, kështuqë cfarë mund të them më shumë për këtë?
T’u thuash socialistëve që Meta nuk ka qëndruar në krye të detyrës? Edhe kur janë kërcënuar me armë nuk ja kam mbathur në Maqedoni. Një njeri që njëherë kollitej doktori, largohej një jave nga Tirana…
Kam dhe konflikt interesi se unë jam president, kurse ai është kandidat i përjetshëm për president“, tha Meta.
I pyetur nga Çim Peka, a ishte Nano një i dënuar ordiner apo i dënuar politik, Meta tha:
“Ai ishte dhe mbetet një karakter ordiner.
Të thuash që Ilir Meta është i pangopur dhe Edi Rama, që ka të gjithë pushtetet që nuk i ka patur as Ramiz Alia, as Enver Hoxha… Cfarë të themi tani? Nëse do të jetë Meta kryeministër nesër, ai do të ofrojë shërbimin e rradhës.
I jam mirënjohës që më ka shërbyer si shofer dhe që nuk më ka aksidentuar”, tha Meta.