Presidenti Ilir Meta, ka bërë disa deklarata të forta, nga emisioni “Frontline” në News24.
Meta deklaroi se kushdo që prek votat në zgjedhjet e 25 prillit “do t’i pritet dora në Sheshin Skënderbej” nga vetë Presidenti i Republikës, duke i’u referuar politikanëve, punonjësve të policisë dhe çdo personi që do të guxojë të vjedhë dhe manipulojë votat.
Meta deklaroi, se nëse Rama fiton 71 mandate, pa i manipuluar zgjedhjet, ai do të dorëhiqet të nesërmen dhe do të jetë në krye të opozitës.
” Ne do i tregojmë botës që jemi popull që beson në demokraci! Do t’i tregojmë botës që edhe pse u shkel marrëveshja e 5 qershorit, jemi popull i zgjuar. Do të ecim në rrugën e Evropës dhe jo në projekte që kanë ardhur nga Lindja. Nuk më intereson fare për LSI, kam një mesazh për të gjithë, nëse mendojnë se forcë politike është problem për demokracinë asgjësojeni, nëse besoni se kjo parti ka persona të inkriminuar asgjësojeni, por me votë. Jo duke e çuar për skrap, me manipulime. Në këto zgjedhje nuk ka vetëm tre parti, janë 30 parti. Detyra e qytetarit është të votojë.
Unë i them qytetarit kush ju ka bërë presion me vendin e punës, kush ua ka blerë votën, ndëshkojeni me votë. Unë nuk kam asnjë interes, as se çfarë ka thënë dhe çfarë thotë njëri apo tjetri. Me 26 prill ma ndërroni emrin, ma vendosni si të doni nëse një votë vidhet, do u pritet dora në sheshin Skënderbej, Kryemadhit të parës, Bashës, Ramës dhe me rradhë. Ky është një premtim i presidentit të këtij vendi. Nëse ka një bandit që do të tentojë të bëjë blerjen e votave si Shijak dhe Dibër do ua pres unë dorën, unë presidenti i Shqipërisë. Një votë të vidhet do të pritet një votë, nuk është në kuptimin figurativ”, tha Meta.