Dekani i Fakultetit të Biznesit në UAMD, Shkëlqim Fortuzi, ka denoncuar në rrjete sociale atë që ai i konsideron gjoba për biznesin e vogël dhe të ndershëm.
Dekani shkruan se pasi drejtuesit në detyrë të bashkisë Durrës po e bëjnë qytetin bregdetar si kufomë betoni, tani po vendosin dhe shpërndajnë Njoftim Vlerësim Taksash.
Sipas Fortuzit, është “Turp dhe marrëzi për të gjithë ata që me veprim apo mosveprim (përfshirë edhe sehirxhinjtë apo pazarxhinjtë), të cilët e katandisën Durrësin në këtë gjendje mjerane”.