Shpërdorim detyre dhe ndikim të paligjshëm/ Arrestohen tre efektivë të policisë së Tiranës (Emrat)

Tre punonjës policie janë arrestuar, mes tyre një shef komisariati nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Prangosja e tyre ka ardhur pas urdhërit të gjykatës së Tiranës e cila ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Durim Murjan, Jashar Shehun, Arjan Ballën me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, ndërkohë në arrest shtëpie është Matilda Hamolli.

 

Kujtojmë se janë pezulluar nga detyra dhe gjashtë punonjës së policisë së Korçës, ku mes tyre dhe shefi i komisariatit për të njëjtën akuzë.

Njoftimi i Gjykatës së Tiranës:

Në funksion të proçedimit penal 4261 viti 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane me vendim Nr.1822, datë 19.10.2021, ka vendosur;

1. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.

2. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.

3. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.

4. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.

5. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.

6. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.

7. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për personat nën hetim Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

8. Caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” për shtetasen Matilda Hamolli me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Author: admin